Ura e pasarel e Kallaratit do të rikonstruktohet. Pas denoncimit të Gjurmon.al për gjendjen e degraduar të kësaj ure, Bashkia Himarë premtoi rikonstruksionin e saj. Pak ditë pas premtimit, Bashkia Himarë nisi edhe procedurat tenderuese me një fond limit 1,666,667 Lekë të rinj pa TVSH. Në këtë tender mori pjesë vetëm një kompani, e cila...
Shfaqja me dronë për Pashkë në Himarë u kushtoi qytetarëve më shumë se 32 milionë Lekë
“Krishti u ngjall!”, ky urim për të gjithë besimtarët ortodoksë u shfaq edhe në qiell natën e Pashkës mbi detin e Himarës. Një shfaqje me dron ishte risia e këtij viti për një nga festat më të rëndësishme të besimtarëve ortodosksë, që janë në shumicë në territorin e Bashkisë Himarë. Mes urimeve të përvitshme, banorët...
Bashkia Himarë reagon pas lajmit të Gjurmon.al, premton ndërtimin e urës së re në Kallarat
Pas lajmit të publikuar në Gjurmon.al lidhur me problematikën e urës në Kallarat ka ardhur reagimi nga Bashkia Himarë. Kreu i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka shkuar për të parë nga afër situatën me urën pasarelë në fshatin Kallarat dhe premton zgjidhje të problematikës. Në një postim në mediat sociale, Tavo shkruan se problematika kryesore...
Mbetjet vijojnë të jenë problem për Tërbaçin, përroi i fshatit i mbushur me plastikë
Gjurmon.al pak muaj më parë ka raportuar lidhur me problemin e mbetjeve në fshatin Tërbaç, në Bashkinë Himarë. Përroi i fshatit ishte i mbushur me plastikë dhe mbetje të tjera, ku rrjedha i dëgonte ato në lumin Shushica. Kjo situatë vijon të mbetet e njëjtë, pasi autoritetet nuk kanë bërë asnjë ndërhyrje. Gjurmon.al udhëtoi pak...
Kabina elektrike në hyrje të Tërbaçit, rreziku i përditshëm për banorë
Kabinat elektrike në shumë zona në Shqipëri janë kthyer në probleme. Rrjeti elektrik i amortizuar dhe kabinat pa dyer shpesh janë kthyer në tragjedi. Në të njëjtën gjendje ndodhet edhe kabina elektrike në hyrje të fshatit Tërbaç. Në një prej faqeve të murit të kësaj kabine elektrike, ku përcillet energjike elektrike e tensionit të lartë,...
Rruga e Tërbaçit nis të dëmtohet ende pa përfunduar, milionat që shkuan dëm
Pak muaj para zgjedhjeve të 11 Majit, banorët e fshatit Tërbaç në Bashkinë Himarë panë në hyrje të rrugës që lidh fshatin e tyre me segmentin Kuç-Qeparo mjetet e rënda të kompanive private që nisën punimet. Më vonë pranë lapidarit, që kujton gjakun e derdhur nga dëshmorët e këtij fshati në luftën për liri, u...
Ura pasarelë e Kallaratit si në mesjetë, rreziku i përditshëm i banorëve
Nuk kalojnë makinat por banorët e fshatit e përshkojnë çdo ditë këtë urë. Kjo urë pasarelë ndodhet në fshatin Kallarat të Bashkisë Himarë, ku shihet qartë se është totalisht e shkatërruar. Gjurmon.al ishte pak ditë më pak në fshatin Kallarat, ku banorët treguar se ura është një problem që nuk po merr zgjidhje. Çdo vit,...
“Këmbët e urës janë zhveshur nga betoni”, aktivisti denoncon gjendjen e molit në Livadh
Aktivisti i njohur Florjan Haçkaj, i cili prej vitesh është edhe banor i Himarës ka denoncuar gjendjen në të cilën ndodhet moli i Livadhit në Himarë. Me anë të një postimi në mediat sociale, ku publikon edhe një video, Haçkaj shprehet se moli i cili sipas autoriteteve është përfunduar këtë verë është dëmtuar. Duke iu...
Institucionet bëhen bashkë kundër studiuesit, reagojnë për Shpellën e Spilesë
Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe Bashkia Himarë janë bërë bashkë kundër studiuesit Auron Tare, i cili shprehu shqetësime lidhur me ndërhyrjet që janë bërë në Shpellën e Spilesë në Himarë. Në një reagim të përbashkët këto institucione deklarojnë se kjo shpellë është monument kulture dhe çdo ndërhyrje kryhet...
Bashkia Himarë dëgjon thirrjet, hiqet litari në Filikur që rrezikonte jetën e turistëve
Bashkia Himarë ka vendosur që më në fund të veprojë dhe të mos rrezikohet jeta e qytetarëve të tjerë. Pas një jete të humbur, disa turistëve të plagosur dhe thirrjes së qytetarëve e medias, Bashkia Himarë ka hequr nga Gjiri i Filikurit litarin që përdorej për ngjitje dhe për zbritje në plazh. “Në një njoftim...










