Nuk kalojnë makinat por banorët e fshatit e përshkojnë çdo ditë këtë urë. Kjo urë pasarelë ndodhet në fshatin Kallarat të Bashkisë Himarë, ku shihet qartë se është totalisht e shkatërruar.
Gjurmon.al ishte pak ditë më pak në fshatin Kallarat, ku banorët treguar se ura është një problem që nuk po merr zgjidhje.

Çdo vit, thonë banorët, kjo ujë vetëm shkatërrohet dhe përballen çdo me frikën për të kaluar për të shkuar në tokat e tyre dhe për të kullotur bagëtitë.
Pamjet flasin qartë, ku kjo pasarelë është totalisht e shkatërruar dhe rrezikon të shembet e po ashtu rrezikon dhe jetën e banorëve.
Kjo urë përdohet nga dhjetëra banorë të Kallaratit që kalojnë në të bashkë me bagëtitë e tyre dhe pohojnë se në dimër kur vërshon lumi rreziku bëhet edhe më i madh.
Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente, jo për një urë të re, por restaurimin e asaj ekzistuese për të forcuar masat e sigurisë.

