Debati për projektin në Zvërnec, Rama: Ka shumë të pavërteta të mëdha

Debati për projektin në Zvërnec, Rama: Ka shumë të pavërteta të mëdha

Kryeministri Edi Rama premton se nesër do të tregojë të vërtetat për projektin që po zhvillohet në Zvërnec, e po shkakton shumë debate e protesta.

Nesër e kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tanimë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha, që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit”, shkruan ai.

Kryeministri në një reagim në mediat sociale, përgëzon lidershipin e policisë por nuk dënon mosreagimin e bluve të Vlorës që lejuan edhe rrëmbimin e një personi.

Ndërkohë e përgëzoj lidershipin e Policisë së Shtetit për reagimin e shpejtë e të saktë, qoftë ndaj atij grushti muskujsh pa tru me statusin e rojeve private të sigurisë, qoftë ndaj drejtuesve vendorë të policisë së Vlorës”, vijon më tej Rama.

Në fund, Kryeministri premton se nesër në orën 10:00 do të tregojë të vërtetat dhe të pavërtetat e projektit në Zvërnec.