Pas lajmit të publikuar në Gjurmon.al lidhur me problematikën e urës në Kallarat ka ardhur reagimi nga Bashkia Himarë. Kreu i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka shkuar për të parë nga afër situatën me urën pasarelë në fshatin Kallarat dhe premton zgjidhje të problematikës.
Në një postim në mediat sociale, Tavo shkruan se problematika kryesore e banorëve të këtij fshati është amortizimi i urës që lidh banesa me parcelat e tokave.

“Një nga shqetësimet kryesore të banorëve ishte pasarela ekzistuese, e amortizuar. I informova banorët se do të rindërtohet një urë e re, më e fortë dhe më e sigurt, për të garantuar lëvizje të qëndrueshme dhe siguri maksimale”, shkruan Tavo.
Në këtë takim me banorët është disktuar edhe për problematikat e tjera të banorëve që I kanë adresuar pranë bashkisë, ku sërish është premtuar zgjidhje. .
“I vura në dijeni banorët për çështje të tjera të ngritura më parë në adresë të bashkisë, të cilat tashmë kanë marrë rrugën për t’u zgjidhur nga strukturat përkatëse të Bashkisë. Bashkia Himarë mbetet e angazhuar për dialog të hapur me komunitetin dhe për realizimin e investimeve konkrete në çdo njësi administrative”, citohet më tej në reagimin e kreut të bashkisë.
Lajmi i Gjurmon.al ku ngrihet problematika e urës në Kallarat:Ura pasarelë e Kallaratit si në mesjetë, rreziku i përditshëm i banorëve

