“Rojet private s’kanë të drejte të përdorin forcë”’ ministri i Brendshëm reagon për protestën në Zvërnec: Policia indeferencë të pashpjegueshme

“Rojet private s’kanë të drejte të përdorin forcë”’ ministri i Brendshëm reagon për protestën në Zvërnec: Policia indeferencë të pashpjegueshme

Një ditë pas protestës në Zvërnec, ku qytetarët u dhunuan nga rojet private dhe policia nuk ndërhyri ka reaguar dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

Në një reagim në mediat sociale, Lamallari kërkon të shpjegojë se ndërtimi po bëhet në tokë private dhe se shteti nuk i ka falur tokë askujt.

Projekti i Zvërnecit lidhet me një tokë tërësisht private dhe qeveria shqiptare as ka falur tokë, as ka tokë për të falur – jo vetëm sepse ne nuk i kemi falur ndonjëherë tokë askujt, po edhe sepse në këtë rast ajo pronë u është kthyer pronarëve dhe është regjistruar në hipotekë, vite përpara sesa ne të vinim në qeveri”, shkruan ministri.

Më tej në reagimin e tij, Lamallari dënon dhunën e ushtruar nga policia private, duke theksuar se kush ka dhunuar duhet të ndiqet penalisht.

Rojet private të pronës nuk kanë asnjë të drejtë të përdorin forcë ndaj askujt dhe jo vetëm ata si individë duhet të ndiqen penalisht, siç po ndiqen po edhe për kompaninë e tyre  hetimi administrativ për paaftësi totale në ushtrimin e aktivitetit të autorizuar, duhet të mbyllet sa më parë të jetë e mundur”, citohet ne reagimin e tij.

Ministri pranon problemin e policisë, duke shkruar se indiferenca e uniformave blu ishte e pakuptimtë.

E përshëndes reagimin e shpejtë të drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit për pezullimin e drejtuesve vendorë dhe vënien nën hetim të zinxhirit të komandimit, sepse nuk ishte e papranueshme vetëm sjellja skandaloze e rojeve private, po edhe indiferenca e pajustifikueshme e policisë së pranishme në vend”, vijon më tej ai në reagim.