“Duket qartë dëmtimi”, qytetari denoncon në Gjurmon.al: Litari që përdoret për të zbritur në Filikur ka tre vite që nuk është ndërruar

“Duket qartë dëmtimi”, qytetari denoncon në Gjurmon.al: Litari që përdoret për të zbritur në Filikur ka tre vite që nuk është ndërruar

Kanë kaluar më shumë se 2 javë nga ngjarja e rëndë në Gjirin e Filikurit në Himarë, ku një turiste me origjinë nga Holanda (Lexo këtu lajmin e plotë) humbi jetën në përpjekje për zbritur në plazh me një litar.

Pavarësisht ngjarjes së rëndë dhe reagimeve të shumta në mediat sociale për këtë tragjedi (Lexo këtu reagimet), ende autoritet nuk kanë marrë asnjë masë. Një qytetar që ka shkuar në këtë plazh ka konstauar se litari që përdoret për të zbritur në plazh dhe për t’u ngjitur sërish në kodër vijon të jetë ende aty.

Litari në Filikur

Qytetari ka dërguar një mesazh dhe disa foto në redaksinë e Gjurmon.al, ku tregon se litari është i dëmtuar dhe rrezikon jetën e turistëve.

Ky është litari që përdoret nga turistët, për ngjitje dhe për zbritje. Duket qartë dëmtimi te litari, pasi ka të paktën 3 vite që nuk është ndërruar. Plazhi ishte sërish plot, kryesisht me të huaj të cilët nuk kanë asnjë informacion për ngjarjen por edhe për rrezikun”, është ky denoncimi i qytetarit.

Siç mund të shihet edhe nga fotografitë, plazhi i Filikurit është plot me turistë dhe shumë prej tyre kanë zgjedhur që të rrezikojnë jetën duke zbritur me litar nga shkëmbi.