Drejtuesi i organizatës Riverwatch, Ulrich Eichelmann, ka denoncuar sërish nga Vjosa problematikat me të cilat po përballet ky lum. Vjosa është shpallur Park Natyror Kombëtar, por po përballet me rreziqe të shumta.
Nga brigjet e Vjosës në Bashkinë Selenicë, Eichelmann, denoncon se si shtrati i lumit po ndotet nga mbetjet e fabrikës së bitumit. Ai kërkon ndëhyrje të menjëhershme, pasi sicc shprehet flora dhe fauna në Vjosë janë në rrezik.
“E shihni zhavorrin e bardhë? Ky është fundi origjinal, shtrati i lumit Vjosë. Aty ishin plazhet, diku rreth dhjetë vjet më parë. Pastaj ata vendosën këtë shtresë sipër tij. Një nga ndotësit kryesorë me të cilin përballemi këtu është vendgrumbullimi i mbetjeve nga një zonë e afërt e nxjerrjes së asfaltit.
Ata kanë hedhur këtu miliona tonë dhe i kanë depozituar përgjatë brigjeve dhe në ish-zonat e përmbytura té Vjosës, që për hir të së vërtetës, ishin plazhet e qytetit të Selenicës, ku njerëzit kalonin pushimet duke notuar.
Vjosa arrin deri këtu dhe kur ka përmbytje, ajo gërryen materialin dhe e depoziton në shtratin e lumit. Kështu po e shndërron ekosistemin origjinal të zhavorrit të bardhë në një shtrat lumi të mbuluar me baltë.
Kjo do të thotë që balta e shkatërron, duke vrarë çdo formë jete poshtë saj. Ky është një nga problemet kryesore që duhet të zgjidhet brenda menaxhimit të Parkut Kombëtar të Lumit të Egër. Dhe duhet të bëjmë diçka për ta ndaluar”, është ky shqetësimi i ngritur nga drejtuesi i organizës me bazë në Vienë, që prej vitesh lufton për mbrojten e Vjosës.

