U raportua pak javë më parë edhe në Gjurmon.al, nis të asfaltohet rruga e Akërnisë

U raportua pak javë më parë edhe në Gjurmon.al, nis të asfaltohet rruga e Akërnisë

Pak javë më parë Gjurmon.al udhëtoi drejt Akërnisë, lagunës së Nartës dhe plazhit të Hidrovorit, ku ngriti shqetësimin e mungesës së rrugës.

Segmenti që lidh autostratën me Akërninë, aeroportin, plazhin dhe lagunën ishte totalisht i amortizuar. Pak kilometra donin gati dy orë për t’i përshkuar, pasi rruga ishte e mbushur me gropa dhe investimi në këtë pjesë të Vlorës ishte harruar.

Këtë javë Bashkia Vlorë njoftoi se ka nisur asflatimi i kësaj rruge, duke e quajtur dhe njé segment të rëndësishëm, pasi lidh aeroportin me autostradën.

Asfaltimi i rrugës së Akërnisë, një zonë shumë e rëndësishme që lidh aeroportin e Vlorës me autostradën, ishte një investim i domosdoshëm që u realizua me mbështetjen e FSHZH.

Përmirësimi i infrastrukturës i jep standardin që i duhej këtij segmenti prej nga, shumë shpejtë, do të kalojmë të gjithë!”, shkroi kreu i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha.

Më poshtë gjeni shkrimet e Gjurmon.al për këtë rrugë bashkë me pamjet se si ka qenë:

Rruga e Lagunës së Nartës e amortizuar, segmenti pak kilometra që mban larg vizitorët

Akërnia, fshati shumë pranë aeroportit por shumë larg investimeve