Rruga e Lagunës së Nartës e amortizuar, segmenti pak kilometra që mban larg vizitorët

Rruga e Lagunës së Nartës e amortizuar, segmenti pak kilometra që mban larg vizitorët

Laguna e Nartës është një nga më të bukurat që ka Shqipëria, ku njihet për florën dhe faunën e shumtë. Në këtë lagunë folezojnë dhe kalojnë një pjesë të madhe të vitit flamingot dhe pelikanët, duke e bërë tërheqëse për vizitorët.

Kurioziteti shtohet për këtë lagunë edhe për faktin se është shpallur zonë e mbrojtur, me gjithë fushat dhe kodrat rreth saj. Por për të shkuar e për të parë nga afër këto bukuri natyrore është një mision i vështirë.

Rruga që lidh lagunën me aksin Fier-Vlorë, e cila shkon deri në bregdet është tejet e amortizuar. Janë pak kilometra për t’u përshkuar por kjo distancë e shkurtër kërkon më shumë se një orë kohë.

Peizazhi që të ofrohet gjatë udhëtimit është magjepsës, ku shihen nga shumë pranë flamingot. E nëse njëkohësisht kalojnë disa mjete nuk mund të shohështë asgjë pasi gjithçka mbulohet nga pluhuri.

Në fund të lagunës, pranë hidrovorit është vetëm një segment disa metra që është shtruar, që tregon konstrastin me gjithë pjesën tjetër të rrugës.

Fundi i rrugës të përball me një pyll me pisha, e pas tij është vija bregdetare. Një zonë e virgjër, ku të kthen pas në kohë. Në plazh ka pak biznese që operojnë, ka hapësirë të bollshme për të bërë plazh, por duhet të përgatitesh pasi nuk ka asnjë shërbim që të ofrohet.

Por ky plazh i bukur nuk ka shumë vizitorë, pasi frekuentohet vetëm nga banorë të zonës (fshtrave rreth lagunës), pasi të tjerët i mban larg rruga.