Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen ditën e djeshme si kreu i Bashkisë Vlorë. Në një mesazh në mediat sociale, Dredha shpjegon arsyet pse u largua nga detyra. Siç shkruan në letrën plublike drejtuar qytetarëve, bashkëpunëtorëve dhe kreut të qeverisë, ai pranon se rrethanat politike dhe administrative (Kërkesa për largimin e nënkryetarëve, drejtorëve etj.) e kanë...
Kanalet kulluese vijojnë të mos pastrohen në Vlorë, rrezik për përmbytje
Prej tetorit të vitit të shkuar qyteti i Vlorës është përmbytur peridikisht sa herë që ka pasur reshje. Edhe pak ditë më parë kur Vlora u përfshi nga një stuhi që zgjati pak minuta, qyteti u përmbyt dhe për orë të tëra gjithçka u paralizua, pasi banorët nuk lëviznin dot nga banesat e tyre. Bashkia...
Debate në Këshillin Bashkiak për projektin e kompleksit sportiv “Flamurtari“
Projekti për rijetëzimin e kompleksit sportiv “Flamurtari”, ka përfshirë në debate këshilltarët e opozitës dhe mazhorancës në Këshillin Bashkiak Vlorë. Projekti i cili prej kohësh ishte në sirtaret e bashkisë dhe që u arrit të miratohej këtë të hënë ka qenë prej kohësh i diskutuar në qytetin bregdetar. Sipas drejtuesve të institucionit me përfundimin e...
U raportua pak javë më parë edhe në Gjurmon.al, nis të asfaltohet rruga e Akërnisë
Pak javë më parë Gjurmon.al udhëtoi drejt Akërnisë, lagunës së Nartës dhe plazhit të Hidrovorit, ku ngriti shqetësimin e mungesës së rrugës. Segmenti që lidh autostratën me Akërninë, aeroportin, plazhin dhe lagunën ishte totalisht i amortizuar. Pak kilometra donin gati dy orë për t’i përshkuar, pasi rruga ishte e mbushur me gropa dhe investimi në...
Projekti për parkun fotovoltatik në Kaninë, debate në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Dredha jep tjetër variant për investimin
Projektvendimi jo transparentë dhe plot pikëpyetje për dhënien e mbi 800 hektarëve tokë në Kaninë për ndërtimin e një parku fotovoltaik ka shkaktuar debate të shumta në mbledhjen e kësaj të hëne në Këshillin Bashkiak Vlorë. Administrata e bashkisë u kujdes që ditën e sotme ku projektvendim të mos ishte në rendin e ditës, pasi...
Parku fotovoltaiku 830 hektarë në Kaninë, ish-ministri i Financave: Mjedisi nuk është çmimi që duhet paguar për zhvillimin
Nga Arben Malaj*: 830 hektarë gjelbërim për impiante diellore? Mjedisi nuk është çmim që duhet paguar për zhvillimin! Uroj që ky lajm të mos jetë i vërtetë. Nëse është, atëherë kemi të bëjmë me një alarm serioz – jo vetëm për Kaninën, por për gjithë ata që jetojnë nga toka dhe duan një Shqipëri të...
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave në Lungomare, Dredha pohon se bizneset do heqin pjesërisht strukturat metalike
Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka vijuar edhe përgjatë të enjtes në Vlorë, ku fokusi kryesor ka qenë në zonën e Lungomares, që është dhe zona më problematike. Ky aksion vjen në zbatim të urdhrit të kreut të qeverisë që u la afat 15 ditë të gjithë strutkruave të Bashkisë Vlorë për të liruar...
Vlora (më në fund) po pastrohet, zyrtarët e bashkisë zbresin në terren
E diela ishte një ditë pune për zyrtarët e Bashkisë Vlorë. Duke nisur nga kryetari Ermal Dredha dhe gjithë administrata u shpërnda në terren për të kryer punën që duhej ta bënte sektori i pastrim gjelbërimit, mbledhjen e mbetjeve. Të ndarë në disa zona të qytetit, zyrtarët e bashkisë që në orët e para të...
Urdhri i Kryeministrit nuk diskutohet, të gjithë zyrtarët e lartë në terren për të liruar hapësirat publike
Urdhri i Kryeministrit Edi Rama nuk është diskutuar nga administrata e Bashkisë Vlorë. Fundjava i ka gjetur të gjithë punonjësit në punë, ku ka nisur një askion i gjerë për lirimin e hapësirave publike. Një qytet i zhytur në kaos, ku kalimi në trotuare është sfidë dhe gjetja e një parkimi është mision i pamundur,...
Fusha e mbetjeve në Vlorë përfshihet sërish nga flakët, bashki premton zgjidhje të problemit por teja e tymit mbuloi qytetin
Fusha e mbetjeve në Vlorë vijon të shkaktojë probleme për qytetin. Këtë shtunë teksa plazhet dhe hotelet e Vlorës ishin të mbushur, pasi sezoni ka nisur normalisht, të gjithë janë përballur me një re të zezë tymi. Një zjarr masiv ka përfshirë fushën mble mbetje në lagjen “24 Maji” në Vlorë, ku këtë herë vatra...









