Pak javë më parë Gjurmon.al ngriti shqetësimin për varrezat e qytetit të vlorës, të cilat ishin mbuluar nga bari. Banorët u ankuan për këtë situatë, e cila ka marrë zgjidhje të pjesshme, por problematika ende vijon.
Në Vlorë, jo vetëm varrezat e qytetit kanë probleme por edhe në fshatra. Akërnia një fshat i vogël ka pranë banesave një parcelë me varreza, ku problematika ishte e njëjtë si në Vlorë.
Shkurret kishin mbuluar varrezat, duke e bërë mision të vështirë vizitën e këtyre banorëve te të afërmit e tyre. Përveç problemit të pastrimit të shkurreve, këto varreza ishin të mbushura edhe me mbetje.
Shqetësimi për mos pastrimin e varrezave nuk është vetëm i banorëve, por edhe i vetë kryeministrit. Gjatë një takimi me kryebashkiakët, kreu i qeverisë e ngriti këtë problem duke kërkuar zgjidhje prej kryebashkiakëve, por duket se ky urdhër i tij nuk është dëgjuar prej të gjithëve.
Urojmë dhe shpresojmë që ky problem të zgjidhet, pasi banorët prej kohësh ankohen për pamundësinë që kanë për të shkuar në varreza, pasi përvec atyre vetë, autoritetet nuk kujdesen më.

