Qeveria shqiptare ka marrë këtë të mërkurë vendimin për hapjen e pikës kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Në vendimin e bërë publik citohet se pika e kalimit kufitar do të jetë në përputhje me rregullat ndërkombëtare për kalimin e shtetasve, si në hyrje, ashtu edhe në dalje.
Për këtë qëllim, ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi.
“VENDIM PËR HAPJEN E PIKËS SË KALIMIT KUFITAR NË AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË VLORËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.71/2016, “Për kontrollin kufitar”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
VENDOSI: Hapjen e pikës së kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës për qarkullimin ndërkufitar ajror të shtetasve. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.”, është ky vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim vjen teksa ndërtimi i Aeroportit të Vlorës është në fazat finale, por nuk ka një afat se kur mbyllen punikmet. Nga ana tjetër SPAK njotoi pak ditë më parë se ka nisur hetimet për koncensionin e këtij aeroporti.

