Uji vërshon rrugëve, ujësjellësi: Problemi do të zgjidhet në përfundim të sezonit turistik

Uji vërshon rrugëve, ujësjellësi: Problemi do të zgjidhet në përfundim të sezonit turistik

Shembjet bëhen në mes të sezonit turistik, reforma e hapësirave publike po ashtu, por problemet do të zgjidhen pasi të largohen turistët.

Njoftimi i mëposhtëm është bërë disa ditë më parë nga Ujësjellësi Vlorë, ku informon qytetarët se problemi me vërshimin e ujit në zonën e njohur si “Rrapi”, do të zgjidhet pasi të ikin turistët.

Prej disa ditës uji po vëshron në rrugët e qytetit duke u shpërduruar, por zgjidhja do të vijë ndoshta në fund të shtatorit.

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë informon opinionin publik se është evidentuar një avari në rrjetin kryesor të furnizimit me ujë në zonën pranë “Rrapit” në “Ujë të Ftohtë”. Për riparimin e avarisë kërkohet stakimi i stacioneve të prodhimit dhe rrjedhimisht ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë për pjesën e bregdetit dhe qytetit.

 Duke qenë se qyteti i Vlorës ndodhet në kulmin e sezonit turistik, dhe për të mos krijuar pengesa në mbarëvajtjen e tij, pas konsultimit me specialistët teknikë, është vendosur që ndërhyrja të shtyhet për një moment të dytë. Sigurojmë qytetarët dhe vizitorët se përveç prezencës së ujit në rrugë, cilësia e furnizimit me ujë për konsum nuk cënohet”, është ky njoftimi i ujësjellësit.

Gjurmon.al e pa nga afër këtë problem që po vijon prej ditësh në Vlorë, ku uji kishte mbushur rrugët në gjithë zonën.