Qytetarit i shkonte ujë i ndotur në banesë, merr zgjidhje problemi pas raportimit të Gjurmon.al

Qytetarit i shkonte ujë i ndotur në banesë, merr zgjidhje problemi pas raportimit të Gjurmon.al
Rruga Musa Bodo

Pak ditë më parë Gjurmon.al publikoi shqetësimin e një banori, i cili pretendonte se ujërat e zeza ishin bashkuar më të bardhat dhe në rubinetin e tij shkonte ujë i ndotur.

Bashkë me denoncimin, qytetari dërgoi edhe një video ku dukej qartë situata se uji nuk ishte i patër.

Pas publikimit të këtij shqetësimi në Gjurmon.al, duket se problemi po merr zgjidhje. Ujësjellësi Vlorë bashkë me strukturat e Bashkisë Vlorë janë anbgazhuar për të zgjidhur situatën.

Ka nisur puna për rrjet të ri, kishte pas probleme rrjeti i parë. Ishin përzjerë ujërat e zeza më të bardhat. Na kanë premtuar që brenda pak ditëve do zgjidhet gjithçka”, ishte ky mesazhi i qytetarit pas nisjes së punës nga autoritetet.

Gjurmon.al do ta ndjek këtë situatë hap pas hapi deri në zgjidhjen e përfundimtar të situatës.