Rrëshqitje masive e tokës në Vajzë të Selenicës, rrezikohet tre banesa të fshatit

Rrëshqitje masive e tokës në Vajzë të Selenicës, rrezikohet tre banesa të fshatit

Tre banesa rrezikohen në fshatij Vajzë të Selenicës. Sipas informacioneve që vijnë nga terreni rreshqitjet e dherave kanë ndodhur në lagjen Sheraj.

Mësohet se rrëshqitja e dherave po avancojnë drejt banesave duke rrezikuar 3 godina, por që aktualisht janë të pabanuara.

Lidhur me këtë ngjarje, autoritet janë njoftuar dhe situata po mbahet nën mbikëqyrje të vazhdueshme. Por për shkak të shirave terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe rrezikon që të avancojë.

Fatmirësisht, nuk raportohet për banorë në rrezik të drejtpërdrejtë, pasi objektet e prekura janë të pabanuara, por autoritetet po monitorojnë nga afër zhvillimin e situatës për të ndërhyrë në kohë nëse rreziku përhapet.