Protesta 2-ditore e punonjësve të gjelbërimit në Vlorë kanë frytet e saj. Pasi punëtorët kërkuan të drejtat e tyre, duket se bashkia ka dërgjuar kërkesat dhe i ka garantuar për respektimin e kontratës.
Këtë të mërkurë punonjësit janë rikthyer në punë dhe tregojnë se të martën kanë pasur një takim me nënkryetaren e Bashkisë së Vlorës, ku kanë paraqitur kërkesat e tyre dhe kanë arritur një dakordësi.
Sipas punonjësve, dakordësia ka të bëjë me faktin se do të vazhdojnë të kryejnë vetëm punët e gjelbërimit, si dhe pastrimin e zonave përreth hapësirave të gjelbra, por nuk do të merren me pastrimin e trotuarëve dhe rrugëve të qytetit.
Problemi me punonjësit e gjelbërimit ka nisur pas bashkimit të dy ndërmarrjeve ajo e pastrimit dhe gjelbërimit u bënë një. Disa punonjës u larguan nga puna e të tjerëve iu kërkua të bëjnë më shumë punë, pavarësisht se kanë një kontratë.

