Në plazhin e Vlorës është shënuar viktima e parë për këtë seson veror. Sipas të dhënave nga policia bëhet me dije se viktima është një turist nga Italia.
Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës në plazhin e Zvërnecit dhe deri tani dyshohet se shkak për vdekjet e turistit është arresti kardiak.
“Rreth orës 13:30, në plazhin e Zvërnecit, ka humbur jetën duke notuar në det, shtetasi italian G. P., 87 vjeç.
Grupi hetimor dhe eksperti mjekoligjor po punojnë për përcaktimin e shkakut të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për arrest kardiak. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia e Vlorës.

