Një episod i shmëtuar është regjistruar në ditët e fundit në plazhin e Llamanit në Bashkinë Himarë. Sipas pushuesve që ishin dëshmitarë të ngjarjes, skafet që shëtisin turistët në gjiret e bukur të Jonit janë bërë shkak për ndotjen e detit.
Siç mund të shihet edhe nga pamjet që vetë turistët kanë filmuar, duket qartë ndotja në det dhe sipas tyre shkak janë bërë skafet e shumtë që kanë vizituar këtë gji dhe kanë derdhur naftë në det.
Pamjet tregojnë një vijë të errët përgjatë bregut që mund të jetë naftë ose vaj, ndërsa pushuesit pohuan se në ato momente ndjehej një e rëndë dhe uji ishte të turbullt për minuta të tëra.
Lidhur me këtë ngjarje ende nuk ka pasur një reagim publik nga institucionet përkatëse për të ndalur atë që për ekspertët quhet krim mjedisor.

