Qytetarët e Vlorës vijojnë të vuajnë për ujë, ujësjellësi: Problemet do vijojnë dhe sot

Qytetarët e Vlorës vijojnë të vuajnë për ujë, ujësjellësi: Problemet do vijojnë dhe sot

Prej disa ditësh qytetarët e Vlorës po përballen me mungesën e ujit. Në fillim ndërprerja ishte për shkak të punimeve, e tashmë mungesa e ujit shkaktohet nga problematikat në rrjet.

Ujësjellës Kanalizime Vlorë njofton se edhe gjatë natës mes të dielës dhe të hënës ka pasur problematika në shpërndarjen e ujit. Qytetarët do të kenë mungesë uji edhe gjatë ditës së sotme për shkak të punimeve në rrjet.

Kjo anomali e krijuar, deri në normalizimin e situatës për vendosjen e Stacioneve në punë, do të shoqërohet gjatë ditës së sotme edhe me stakime të tjera të linjave kryesore apo degëzimeve të tyre për t’i dhënë akses furnizimit të depove”, njofton ujësjellësi.

NJOFTIMI I PLOTË

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë informon qytetarët dhe bizneset se gjatë ditës së djeshme ka patur stakime të energjisë elektrike në zonat ku gjenden Stacionet e Ujësjellësit, të cilat kanë krijuar anomali në drejtim të transmetimit dhe shpërndarjes së ujit.

Gjithashtu mesnatën e kaluar është stakuar Stacionin kryesor Nr.4 i Ujësjellësit për shkak të një avarie në sistem. Si rrjedhojë, qyteti i Vlorës nuk është furnizuar me ujë gjatë orarit të mëngjesit të sotëm.

Kjo anomali e krijuar, deri në normalizimin e situatës për vendosjen e Stacioneve në punë, do të shoqërohet gjatë ditës së sotme edhe me stakime të tjera të linjave kryesore apo degëzimeve të tyre për t’i dhënë akses furnizimit të depove.

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë po punon me ritme për të përfunduar në një kohë të shkurtër këto ndërhyrje të domosdoshme.