Nisin vlerësimet e dëmeve nga përmbytjet edhe në Bishan

Nisin vlerësimet e dëmeve nga përmbytjet edhe në Bishan

Pasojat e përmbytjeve po shuhen në terren, por kjo nuk i ka penguar autoritetet që të nisin punën për evidentimin e dëmeve. Sipas informacioneve nga terreni, mësohet se 15 banesa në fshatin Novoselë, Bishan dhe Fitore janë dëmtuar nga përmbytjet.

Po ashtu janë gjetur të ngrodhura edhe 20 krerë bagëti dhe dëme të shumta në rezervat ushqimore për bagëti. Deri tani këto janë evidentuar, por mësohet se do të vijojë puna edhe llogaritjen e dëmeve në tokat bujqësore.

Gjurmon.al ka qenë në Bishan dhe në Fitore pak ditë më parë dhe banorët janë ankuar se nuk kishte shkuar askush për të evidentuar dëmet.

Ndërkohë autoritetet kanë njoftuar se së fundmi kanë shpërndarë rreth 6 tonë koncetrat për bagëtitë. Situata në zonat e përmbytura tashmë është më e qetë, por uji nuk është tërhequr ende nga të gjitha tokat bujqësore.