Problemi nuk u zgjidh, banorët e 7 fshatrave në lumin e Vlorës paralajmërojnë sërish protestë

Problemi nuk u zgjidh, banorët e 7 fshatrave në lumin e Vlorës paralajmërojnë sërish protestë

Banorët e 7 fshatrave në lumin e Vlorës, paralajmërojnë sërish protestë për rrugën. Në një postim në mediat sociale organizatorët e protestës bëjnë me dije se banorët e Velçës, Ramicës, Verbasit, Matogjinit, Bashit, Mesaplikut dhe Vermikut do të kërkojnë sërish nga autoritetet nisjen e procedurave për të ndërtuar rrugën.

Protesta do të zhvillohet në 28 Shtator në vendin e quajtur qafa e Varritarës, aty ku edhe pak javë më parë protestuan.

Banorë të Velçës, Ramicës, Verbasit, Matogjinit, Bashit, Mesaplikut dhe Vermikut! Thirrje për të gjithë bijtë dhe bijat e krahinës – turistë, emigrantë, me banim në Vlorë, Tiranë, Europë, Amerikë e Kanada:  Bashkohuni dhe mbështesni këtë protestë!

28 Shtator 2025; Ora 11:00; Vendtakimi: Varritave. Prej mbi 30 vitesh jemi lënë pas dore! Mjaft me premtime boshe! Është koha të ngremë zërin!”, citohet në njoftim.

Banorët e këtye fshatrave protestuan edhe pak javë më parë dhe nga Bashkia Selenicë iu premtua se do nisnin procedurat për tenderimin, por duket se situata nuk ka ndryshuar ndaj banorët do të ngrenë sërish zërin.