Lumi Vjosa është përfshirë zyrtarisht në programin “Njeriu dhe Biosfera” si pjesë e listës së trashëgimisë botërore. Ky vendim i UNESCO-s është një hap i madh për të mbrojtur lumin Vjosa, që prej disa vitesh është shpallur Park Kombëtar.
Vendimi për Vjosës është marrë gjatë Sesionit të 37-të të Këshillit Ndërkombëtar Koordinues të Programit “Njeriu dhe Biosfera” (MAB-ICC), mbajtur në Hangzhou, Kinë. Tashmë lumi Vjosa, është bërë pjesë e rrjetit global me mbi 700 Rezerva të Biosferës në botë, që ndajnë përvoja dhe zgjidhje për ruajtjen e natyrës dhe zhvillimin e gjelbër.

Por pavarësisht vendimeve në letër, Vjosa ende përballet me shumë rreziqe. Në Gjurmon.al kemi raportuar disa herë për problematikat e lumit, duke nisur që nga gërryerja e zhavorrit në të, ndotja nga ujërat e zeza por edhe mbetjet urbane.
Lumi Vjosa konsiderohet si lumi i vetëm i virgjër në Europë dhe për mbrojtjen e tij kanë reaguar një sërë shoqatash ndërkombëtare, ku prej vitesh tashmë po punojnë për ruajtjen e tij.

