Për herë të dytë brenda muajit banorët e 7 fshatrave në lumin e Vlorës kanë protestuar për rrugën. Të mbledhur në vendin e quajtur Qafa e Varritavës, aty ku segmenti prej 25 kilometër nga Velça deri në Vermik bashkohet me rrugën e lumit të vlorës, banorët kërkojnë që të mos mbeten të mënjanuar dhe të braktisur.
Ata janë shprehur të revoltuar nga mosveprimi i institucioneve, pasi investimi u është premtuar shumë vite më parë, por ende nuk ka asnjë veprim në terren.
Banorët e Velcës, Ramicës, Matogjinit, Verbasit, Bashajt dhe Vërmikut shprehen se janë të diskrimuar nga autoritetet lokale dhe qëndrore pasi e gjithë zona tashmë ka rrugë të asfaltuar, ndërsa kjo krahinë ende vuan.
Në fjalën e tyre në protestën që u zhvillua të dielën ata kanë pohuar se do të vijojnë që të kërkojnë të drejtën e tyre dhe i kanë bërë thirrje Bashkisë Selenicë, që të konsultohet me ta për projektin e rrugës siç është premtuar.

