Vlora sërish pa ujë, Ujësjellësi Vlorë njofton qytetarët: S’do ketë furnizim ditën e premte

Vlora sërish pa ujë, Ujësjellësi Vlorë njofton qytetarët: S’do ketë furnizim ditën e premte

Qytetarët e Vlorës do të jenë sërish pa ujë. Këtë herë jo për disa ditë si në fund të dhjetorit por për disa orë ditën e premten.

Ujësjellës Kanalizime Vlorë njofton qytetarët se nga ora 8 e mëngjesit deri në 6 pasdite nuk do të ketë furnizim me ujë.

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njofton se, për shkak të punimeve për rrjetin e ri të ujësjellësit të qytetit të Vlorës, ditën e premte, nga ora 08:00 deri në 18:00, do të stakohet Stacioni Nr. 4, i cili furnizon qytetin me ujë.

Për rrjedhojë, pjesa e qyteti që furnizohet nga ky Stacion nuk do të furnizohet gjatë orëve të pasdites së ditës së nesërme, ndërsa në orarin e mëngjesit furnizimi do të vijojë normalisht”, njofton Ujësjellës Kanalizime Vlorë.

Kujtojmë që Vlora gjatë vitit të shkuar ka pasur disa herë probleme me furnizimin me ujë. Si në muajt e verës dhe gjatë dimrit në Vlorë ka pasur disa herë ndërprerje me furnizimin me ujë.