Më shumë se 1 miliardë Lekë për urën e Vodicës, Bashkia Selenicë shpall fituesin e tenderit

Më shumë se 1 miliardë Lekë për urën e Vodicës, Bashkia Selenicë shpall fituesin e tenderit

Brenda katër muajve parashikohet që banorët e Vodicës të kenë një urë të re që do t’i lidhë ata segmentin kombëtar Vlorë-Qeparo. Bashkia Selenicë ka shpallur fituesin e tenderit që do të ndërtojë këtë urë, dhe taksa paguesve do t’u kushtojë më shume se 1 miliardë Lekë.

Sipas dokumenteve të publikuara në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve Publike fituese është shpallur kompania EUROTEOREMA PEQIN shpk, e cila sipas Bashkisë Selenicë ka pasur ofertën më të ulët.

EUROTEOREMA PEQIN shpk, me nipt J61905050M, me ofertë  94.799.270.00 (nëntëdhjetë e katër milion e shtatëqind e nëntedhjetë e nëntë mijë e dyqind e shtatëdhjetë lekë) pa tvsh dhe 113,759,124 (njëqind e trembëdhjetë milion e shtatëqind e pesëdhjetë e nëntë mijë e njëqind e njëzetë e katër lekë) me tvsh”, sqarohet në vendim.

Sipas planimetrisë së publikuar, bëhet me dije se ura e Vodicës do të jetë tërësisht e re paralelisht me urën ekzistuese. Kjo urë ishte premtuar banorëve më shumë se një vit më parë, por procedurat e tenderit kanë pasur vonesa të shumta.

Teksa është publikuar fituesi i këtij tenderi në mediat sociale ka nisur një debat nëse kjo urë duhej bërë apo mund të restaurohej ajo ekzistuese. Fshati Vodicë për shkak të urës, por edhe për shkak të papunësisë dhe problematikave të tjera është shpopulluar.

Tashmë në të jetojnë më pak se 10 familje, për të cilat Bashkia Selenicë po shpenzon 1 miliardë Lekë. Ndaj shumë qytetarë kanë ngritur pretendimet e tyre se me ato para mund të ndërtoheshin rrugë apo vepra të tjera në fshatra të tjerë ku banojnë banorë.

Pak ditë më parë banorët e 6 fshatrave protestuan për rrugën, por kanë mbi 30 vite që presin dhe u është thënë se investimi ka mbetur ne letër për shkak të mungesës së fondeve.