Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve për Bashkinë Vlorë

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve për Bashkinë Vlorë

Qytetarët e Vlorës do t’i drejtohen kutive të votimit në 9 Nëntor. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar datën e zgjedhjeve për Bashkinë Vlorë, e cila mbeti pa kryetar pas dorëheqjes së Ermal Dredhës.

Dekreti i Presidentit

Në këto zgjedhje qytetarët e Vlorës do të zgjedhin vetëm për kreun e bashkisë, pasi Këshilli Bashkiak ka mandat deri në 2027. Pritet që brenda një jave të shpallen edhe kandidaturat e më pas të shpalosen edhe programet e partive politike që do të marrin pjesë në zgjedhje.

Deri më tani asnjë prej partive politike nuk ka publikuar emrin e kandidatit, por afatet nuk premtojnë shumë dhe brenda pak ditësh do të zyrtarizohen kandidaturat.