Lagjet e Llakatundit kthehen në landfill, mbetjet nuk pastrohen prej javësh

Lagjet e Llakatundit kthehen në landfill, mbetjet nuk pastrohen prej javësh

Pamja që shihni vjen nga Llakatundi, një fshat shumë pranë qytetit të Vlorës. Kjo lagje e këtij fshati qartazi është kthyer në landfill, pasi mbletjet janë kudo.

Kazanet e mbetjeve janë, por plehrat kanë pushtuar gjithë zonën. Faji në këtë rast nuk është vetëm i autoriteteve vendore por edhe i vetë banorëve të zonës, të cilë e kanë shkaktuar këtë situatë.

Vetë banorët pohojnë se kjo situatë ka prej kohësh që vijon, ku mbetjet javë pas jave vetëm shtohet.

Një prej tyre shtoi se jo vetëm kjo zonë por edhe lagjet e tjera janë të ndotura duke hedhur fajin te bashkia, që sipas tij nuk i pastron prej javësh të tëra.

Kjo situatë kërkon një zgjidhje të menjëhershme, pasi ndotja është alarmante dhe mbeturinat po poshtojnë të gjithë fshatin.