Grevë nga pala greke, pika kufitare Qafë Botë të hënën do të jetë plotësisht e mbyllur

Grevë nga pala greke, pika kufitare Qafë Botë të hënën do të jetë plotësisht e mbyllur

Në datën 27 Tetor nga ora 06:00 deri në orën 10:00 pika kufitare Qafë Botë do të jetë e mbyllur. Kjo për shkak të grevë ssë doganierëve grekë, të cilët kanë vendosur që në këto orë të mos punojnë.

Policia e Shtetit pasi është informuar nga pala greke njofton qytetarët shqiptarë që të shmangin këto orare, pasi do të duhet të presin 4 orë në kufi sa greva e dogianierëve grekë të përfundojë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia Kufitare Qafë Botë nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Qafë Botë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 27.10.2025, nga ora 06:00 deri në orën 10:00 (me orën shqiptare), në PKK Qafë Botë nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve, për shkak të grevës së doganierëve grekë.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Qafë Botë  kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete në orare të tjera të ditës.