Erozioni, fenomeni që po ‘vjedh’ qindra hektarë tokë në heshtje

Erozioni, fenomeni që po ‘vjedh’ qindra hektarë tokë në heshtje

Bregdeti i Vlorës prej vitesh po përballet me një fenonmen natyror që po gllabëron tokë dhe bimësi. Erozioni duket se është armiku kryesor i pyllit të Sodës në Vlorë, ku çdo vit mushkëria e qytetit po pakësohet.

Për ekspertët ky fenomen duhet mbajtur në monitorim, pasi sipas tyre erozioni vijon për preiudha të gjata kohore dhe mund të shkaktojë dëme të shumta.

Ekspertët sugjerojnë marrjen e mesave të menjëhershme, pasi nëse nuk ndërhyhet erozioni do vijojë të gllabërojë tokë vit pas viti. Një prej zgjidhjeve sipas tyre është krijimi i një barriere, duke e ndarë pyllin nga deti.

Si fillim kërkohet një pastrim i thellë i pyllit të Sodës nga pemët e rrëzuara e më tej krijimi i barrierës, e cila do të mbrojë bimësinë e cila prej vitesh është shndërrruar në mushkërinë e qytetit të Vlorës.

Por edhe pse erozioni po shkatërron pyllin e Sodës dhe Zvërnecin, autoritetet duket se janë në gjumë dhe nuk kanë marrë asnjë masë.