Qyteti i Vlorës vijon të përballet me disa problematika, që për banorët janë shumë shqetësuese. Një prej problematikave është edhe mungesa e ndriçimit në rrguë gjatë natës.
Qytetarë të ndryshëm janë ankuar për këtë problem në Gjurmon.al ku shprehen se mungesa e ndriçimit është si në qendër ashtu edhe në periferi.
Gjurmon.al pak javë më parë dokumentoi problematikën në bulevardin kryesor, ku edhe pse ishte piku i zezonit rruga më e frekuentuar ishte mbuluar nga errësira.
Në errësirë janë edhe zona të tjera, ku sipas tyre mbizotëron frika gjatë mbrëmjes. Ndaj thirrja shkon për autoritetet që të reagojnë dhe t’i japin zgjidhje këtij problemi.

