Dorëzohet edhe Genc Deromemaj, Kadastra e Vlorës sërish pa drejtues

Dorëzohet edhe Genc Deromemaj, Kadastra e Vlorës sërish pa drejtues
Genc Deromemaj, i cili braktisi Partinë Demorkatike për postin e kreut të Kadastrës në Vlorë, ka vendosir të largohet nga kjo detyrë.
Pas 5 muajsh në drejtim të Kadastrës, Genc Deromemaj ka vendosur që të largohet nga kjo detyrë. Arsyet e këtij largimi të beftë ende nuk dihen.
Kadastra e Vlorës është institucioni i cili ka ndërruar më shumë drejtor se çdo institucion tjetër. Shumë drejtor njëri pas tjetrit kanë dhënë dorëheqjen, ku disa me arsye e të tjerë pa arsye.
Kur u duk se Kadastra gjeti qetësi me marrjen e drejtimit nga Deromemaj, edhe këtë herë ky institucion do të vuajë për një drejtues.
Genc Deromemaj nuk është zyrtari i vetëm që është larguar nga detyra në Vlorë, pasi mësohet se është shkarkuar dhe drejtori i Kadastrës të Sarandës, Ilir Çibuku, për performancë të dobët.