Dëmtimet në godinën e Muzeut të Pavarësisë, deputetja Zhupa: Duhen ndërhyrje të menjëhershme për restaurim

Dëmtimet në godinën e Muzeut të Pavarësisë, deputetja Zhupa: Duhen ndërhyrje të menjëhershme për restaurim

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, nga Vlora ka denoncuar gjendjen e amortizuar të Muzeut Kombëtar të Pavarësisë. Duke publikuar pamje nga godina historike, Zhupa denoncoi krisjet në mure dhe rrezikun e degradimit të mëtejshëm deri në shembje të një prej simboleve më të rëndësishme të identitetit kombëtar.

Deputetja e qarkut të Vlorës, i bën thirrje Ministrisë së Turizmit dhe Kulturës që të nisë menjëherë restaurimin e muzeut, në mënyrë që gjatë sezonit turistik Shqipëria të prezantohet me dinjitet para qytetarëve dhe vizitorëve të huaj.

Fatkeqësisht ky muze ka pësuar krisje kudo nëpër muret e tij, ballkoni është totalisht i pa aksesueshëm dhe i pa vizitueshëm nga banorët dhe rrezikon shëmbjen. Kjo nuk është fytyra e shtetit shqiptar, ky nuk është dinjiteti që duhet të kenë shqiptarët të prezantuar në raport me veten e tyre por edhe me turistët që vijnë.

Ndaj sot nga Vlora i bëj thirrje Ministrisë së Turizmit dhe Kulturës që menjëherë të nisë restaurimin e kësaj godine historike, të vërë paratë e duhura, të vërë njerëzit e duhur që të kenë mundësi që gjatë sezonit turistik të kemi dinjitet në simbolin më të rëndësishëm të identitetit kombëtar”, shprehet Ina Zhupa.

Problemi i dëmtimit të muzeut të Pavarësisë është denoncuar pak ditë më parë edhe nga Gjurmon.al. Pamjet e dëmtimit prej ditës janë bërë publike nuk kanë sjell ende reagimin e autoriteteve për të nisur punimet për restaurimin e godinës.