Burimi i Ujit të Ftohtë u shkatërrua, banorët detyrohen të mbushin ujë mes inerteve

Burimi i Ujit të Ftohtë u shkatërrua, banorët detyrohen të mbushin ujë mes inerteve

Burimi i Ujit të ftohtë që përdoret çdo dite nga qindra qytetarë të Vlorës për të mbushur ujë të pijshëm, pasi ai që u shkon në banesa nuk mund të konsumohet, po shkatërrohet.

Mbetjet inerte kanë bllokuar prej javësh këtë burim, duke e bërë të pamundur mbushjen e ujit nga banorët.

Kjo problematikë ekziston prej javësh tashmë, ku  Bashkia Vlorë ndërhyri në muajin gusht dhe pastroi mbetjet inerte te burimi, por duket se gjithçka është kthyer si më parë.

Qytetarët janë ankuar edhe në Gjurmon.al për këtë problematikë dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente për pastrimin e burimit.

Nuk mund të mbushim më ujë aty, shkojmë për të marrë ujë te pijshëm por ikim me ujë të ndotur. Duhet ndërhyrje sa më shpejt. Shkojmë aty pasi uji që na vjen në çezma nuk është i pijshëm”, është ky mesazhi i nisur nga një banor i Vlorës.

Pamjet që po ju sjellim janë xhiruar pak ditë më parë ku duket qartë se burimi është mbushur ke mbetje interte.