Bashkia Vlorë krijon stacionin e dedikuar për transportin interurban pas protestës së shoferëve

Bashkia Vlorë krijon stacionin e dedikuar për transportin interurban pas protestës së shoferëve
Screenshot

Bashkia Vlorë ka dëgjuar pjesërish kërkesat e shoferëve të autobusëve interurban. Pas protestës dy ditore të dhjetëra shoferëve, që kërkonin një stacion të dedikuar, bashkia ka marrë vendimin që stacioni të jetë në hyrje të qytetit.

Për të gjithë qytetarët dhe subjektet që kryejnë transport të udhëtarëve interurban dhe ndërkombëtar, tashmë stacioni do të jetë në segmentin rrugor “Kastrati” – rrethrrotullimi i autostradës Vlorë–Fier. Linjat e transportit urban do të kalojnë nga trëkëndëshi në hyrje të qytetit, rruga “Dervish Hekali”, rrethrrotullimi i “Kastratit” dhe rruga ‘Janaq Kilica’”, njoftoj Bashkia Vlorë.

Por pavarësisht krijimit të këtij stacioni, shoferët nuk janë të kënaqur. Kërkesa e tyre edhe kur protestuan ishte e qartë, stacion por në brendësi të qytetit që të ishte sa më i arritshëm për qytetarët.

Vendqëndrimi i krijuar nga bashkia është larg dhe jo lehtësisht i arritshëm nga qytetarët.