Vizita e Ivanka Trump në Vlorë, PPNEA: E dedikuar për ndërtimin në Zonën e Mbrojtur në Nartë

Vizita e Ivanka Trump në Vlorë, PPNEA: E dedikuar për ndërtimin në Zonën e Mbrojtur në Nartë

PPNEA*/ Të gjitha mediat kanë publikuar se Jared Kushner dhe Ivanka Trump janë në Vlorë për investimin e planifikuar ne Sazan.

Por e vërteta qendron se vizita e tyre është e dedikuar për ndërtimin e një qyteti të ri brenda Zonës së Mbrojtur Vjosë Nartë! Media duhet të informojë mbi interesin publik!

Një nga vendet më përrallore që ne kemi, pranë lagunës së Nartës, po përgatitet të betonizohet dhe të kthehet në një Golem të ri, me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, por pa vlerë për vendin tonë.
14 kilometra vijë e egër bregdetare e zonës se mbrojtur, unike për nga prezenca e llojeve të jetës së egër dhe shërbimeve që natyra aty na ofron, planifikohet të shndërrohet në rruge asfalti, drita të forta dhe pallate luksoze të cilat nuk kanë vend për natyrën e egër dhe komunitetet.

Këto tentativa vijnë pasi Komisioni Evropian dhe vendet anëtare i vunë kusht Shqipërisë për mbylljen e kapitullit të mjedisit ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura, i cili i hap rrugë investimeve të tilla në parqet tona natyrore. Gjithsesi, duket se edhe vetë BE nuk është e interesuar të ndryshojë situatën reale në terren duke qëndruar e heshtur përballë masakrës që planifikohet në rrjetin e zonave të mbrojtura dhe në Vjosë Nartë.

*Shkrim i publikuar në Facebook nga PPNEA