Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin Sarandë-Delvinë. Sipas informacioneve bëhet me dije se viktima kanë mbetyu dy motra E.Dh. dhe R.Dh.
Bilanci i këtij aksidenti tragjik thellohet edhe me një të plagosur, ku shtetësja me iniciale A.Zh ka marrë dëmtime të shumta dhe është transportuar në spitalin e Sarandës.
Sipas policisë lokale, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:15, ku makina tip Lancia e drejtuar nga E.Dh, 22 vjeç, është përplasur me një mjet tip Audi, i drejtuar nga 23-vjeçari K.N.
NJOFTIMI I POLICISË:
Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, shtetasi K. N., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesja e automjetit “Lancia”, shtetasja E. Dh., 22 vjeçe, së bashku me pasagjeren shtetasen R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa pasagjerja tjetër në këtë automjet, shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

