Ndërtimi i aeroporit të Vlorës është duke u përballur me sfida të shumta, pas hetimeve që po bën SPAK lidhur me çështjen e tenderimit, tashmë edhe Gjykata e Apelit ka urdhëruar gjykimin në themel të çështjes së ngritur nga Euronature, e cila kërkon të respektohet mjedisi në këtë ndërtim. Vetë organizata Euronature njoftoi se Gjykata...
Shqipëria duhet të japë prova!
Hapat e ardhshëm në procesin e anëtarësimit në BE: Shqipëria duhet të tregojë se është serioze në përmbushjen e kritereve Më 16 shtator 2025, BE hapi zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë mbi Klasterin 4, përfshirë Kapitullin 27 për Mjedisin dhe Ndryshimet Klimatike. Ndërkohë që ky moment shihet si një sukses në rrugën e Shqipërisë...
Aeroporti i Vlorës, miratohet VKM për hapjen e pikës së kalimit kufitar
Qeveria shqiptare ka marrë këtë të mërkurë vendimin për hapjen e pikës kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Në vendimin e bërë publik citohet se pika e kalimit kufitar do të jetë në përputhje me rregullat ndërkombëtare për kalimin e shtetasve, si në hyrje, ashtu edhe në dalje. Për këtë qëllim, ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria...
Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimi Evropian, PE kërkon ndalimin e projekteve në dëm të mjedisit
Rezoluta e miratuar ditët e fundit e Parlamentit Europian lidhur me procesin e zgjerimit, ku është vlerësuar dhe progresi i Shqipërisë, ka kërkuar më shumë vëmendje për mbrojtjen e mjedisit. Kjo rezolutë duket se jep një sinjal të qartë lidhur me masat që duhet të marrë ekzekutivi shqiptar për mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit, që ...
SPAK thotë se po heton projektin për Aeroportin e Vlorës
Projekti i shumë komentuar i aeroportit të Vlorës është vënë nën hetim nga Struktura e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK). Ky fakt bëhet nga vetë organi i akuzës nga përditësimi regjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve për të drejtë informimi. Në këtë regjistër shënohet se një qytetar, emri i të cilit nuk jepet për arsye të mbrojtjes...
Flamingot folezojnë për herë të parë në Shqipëri, a do bashkëjetojnë me aeroportin?
Ky lajm i mrekullueshëm nuk kishte nga të vinte tjetër, veçse nga laguna e Nartës, në të cilën flamingot kishin vite që tentonin të folezonin. Gjatë monitorimit të kolonisë së tyre u vu re që 281 foletë e regjistruara kishin vezë, të cilat pritet të çelin së shpejti. Çelja e flamingove të vegjël në Nartë...
Nis çelja e zogjve në Vjosë Nartë, a do mbijetojnë në habitatin e tyre pas ndërtimit të aeroportit?
Një nga mijëra zogjtë që po çelin edhe njëherë në Vjosë Nartë. Në madhësinë e gishtave të dorës, zogjtë e sapoçelur të sqepbizës janë të padukshëm në habitatin e tyre, ngjitur me kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Cikli i jetës vazhdon edhe këtë vit në deltën e lumit Vjosa, ku zogjtë e mijëra çifteve...
Mosnisja e fluturimeve në Aeroportin e Vlorës rrezikon kontratat me garanci të turizmit
Operatorët turistikë prisnin që këtë verë të nisnin fluturimet me numër të reduktuar dhe vetëm për charterat në Aeroportin e Vlorës, por diçka e tillë është e pamundur. Një situatë si kjo i ka vënë ata në vështirësi me agjencitë e huaja të cilat tashmë gjenden përballë faktit se fluturimet do të duhet të bëhen...
Fluturimi i parë nga aeroporti i Vlorës, PPNEA: Një test i dështuar për ruajtjen e natyrës
Gjatë shfaqjes së sotme (djeshme), dy avionë u ulën brenda Zonës së Mbrojtur Vjosë-Nartë. Përpara se të mbërrinin në pistë, ata fluturuan mbi lagunë, duke shkaktuar një situatë që pasqyron shkatërrimin që e pret atë zonë. Qindra flamingo, për të cilët do të ndanim lajmin e mirë që po fillonin të grumbulloheshin dhe shfaqnin sjellje...
“Jo fluturime në Nartë”, aktivistë e qytetarët protestojnë para Gjykatës së Lartë kundër ndërtimit të aeroportit të Vlorës
Me pankarta në duar, kundër veprimet e avashta të drejtësisë dhe me fakte se përse “nuk duhet të ketë fluturime në Nartë”, aktivistë dhe qytetarë u mblodhën këtë të mërkurë para Gjykatës së Lartë. Kjo protestë ishte thirrur nga qendra “Për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit natyror në Shqipëri” (PPNEA), për shkak të zvarritjes së...








