Vlora 24 ore pa ujë, shkak defekti në sistemin qendror i dedektuar që në Korrik

Vlora 24 ore pa ujë, shkak defekti në sistemin qendror i dedektuar që në Korrik

Qyteti i Vlorës do të jetë 24 orë pa ujë. Që prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm banorët e qytetit bregdetar në rubinetat e tyre nuk kanë pasur ujë.

Shkak për këtë ndërprerje është bërë një defekt teknik në sistemin qendror, që ka prej muajit korrik që është dedektuar nga Ujësjellësi i Vlorës.

Ujësjellësi në korrik pohoi se problemi do zgjidhet pas sezonit veror, duke lënë ujin të rridhte mbi asfalt për dy muaj me radhë.

Për të zgjidhur problemin sot në mëngjes pompat e furnizimit me unë janë stakuar të gjitha dhe askush nuk ka ujë në banesa.