Vila qeveritare në Vlorë i jepet privatit, do të shndërrohet në hotel luksoz

Vila qeveritare në Vlorë i jepet privatit, do të shndërrohet në hotel luksoz

Vila qeveritare në Vlorë, e cila është e pozicionuar në zonën e “Ujit të ftohtë” nuk do të jetë më vetëm pronë e shtetit. Shumë shpejt vilat do të kthehen në hotele luksoze, pasi shteti, nëpërmjet Korporatës së Investimeve, do të japë autorizimin për zhvillimin privat të këtyre pronave.

Pak ditë më parë Korporata e Investimeve shpalli një konkurs, ku në fund arriti që të përzgjidhej projekti nga studio “Practica”. Ky projekt prashikon të rrethojë rezidencën qeveritare me godina të tjera 8-10 kate, të cilët do të kenë një pishinë që i bashkon.

Screenshot

Këto asete do të vihen në funksione me interes publik dhe, nga ana tjetër, do të rijetësohen duke e futur shtetin si partner dhe duke i dhënë mundësi sipërmarrjes që t’i transformojë në burim të ardhurash. Ky është rasti i dy projekteve: njëri për vilën e udhëheqësit dhe diktatorit shqiptar në Vlorë dhe tjetri për një tjetër rezidencë qeveritare në zonën e Velipojës”, tha kryeministri Edi Rama.

Miratimi i këtyre projekteve, sipas qeverisë, do t’i japë Shqipërisë mundësinë për akomodimin e turistëve elitarë, duke ndikuar pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit.

Po shikojmë praktikisht potencialin e madh që ka vënia në shfrytëzim e aseteve shtetërore për ta përfshirë publikun përmes shtetit si një palë e interesuar, duke ndryshuar praktikisht hap pas hapi edhe formulat e ndërveprimit me privatin. Duke i bashkuar këto interesa dhe duke e vënë shtetin në rolin e një pronari të zakonshëm, si palë në sipërmarrje, ne po zhvillojmë një infrastrukturë të re, faktikisht financiare për shtetin”, shtoi kreu i qeverisë.

Kush fshihet pas projektit?

Për Vlorën fitues ishte projekti i prezantuar nga studio Precht dhe që ka pas vetes Edil Al, Zdrava, studio Arga, Studio Precht, Studio V10, Jeshile, Ledia Kostandini, Lindita Pelivani, Altisfer Golloshi, Holtzbau Majer, Melia Hotels & Resorts.

Screenshot

Përfaqsuesi i studios arkitekturore që bëri prezantimin tha se tre ishin pyetjet me të cilat u ndesh stafi gjatë përgatitjes së projektit. Pse duhet të vijnë këtu turistët, çfarë i mungon Shqipërisë për momentin dhe plani i biznesit si arrihet kjo?

Këtu kemi mundësi për të pasur një hapësirë monumentale me lartësi më të madhe por gjurmë më të vogël ndërtimi por të shohë nga perëndimi dhe të jetë një lloj siluete që vë në kuadër pamjen.

Ndërtesat janë të thjeshta dhomat me hapësirë. Secila dhomë ka dy kahe sheh lindjen dhe perëndimin e diellit. Punimet do të jenë druri. Përbërësi i tretë që i jep gjithë gjëse një bazë ku të mbështetet: është e shëndetshme pra një hapësirë që premton shëndetin pra është hapësirë që të rigjeneron dhe këtë e kemi kthyer ne një qendër për shëndetin, jo një klinikë por ata njerëz që janë të vetëdijshëm për kujdesin dhe shëndetin.

Kemi propozuar disa shtëpi në pemë që e rrethojnë janë të trupëzuara në pemë. Në fazën tjetër mund të ketë edhe ndërtesa rezidenciale duke qenë se hapësira është e madhe dhe kthimi i investimit vetëm me projektin fillestar është goxha i ngadaltë” tha ai.