VIDEO – Vijojnë pasojat e përmbytjeve, tokat në Bishan të Vlorës prej javësh nën ujë

VIDEO – Vijojnë pasojat e përmbytjeve, tokat në Bishan të Vlorës prej javësh nën ujë

Tokat në fshatin Bishan prej javësh qëndrojnë në ujë. Shirat e javëve të fundit që shkaktuan edhe përmbytje duket se kanë pasoja afatgjata. Siç dokumentohet edhe nga Gjurmon.al shumë parcela kanë prezencë të madhe të ujit.

Gjurmon.al ishte pak ditë më parë në këtë fshat, ku dokumentoi shqetësimin e ngritur nga banorët të cilët pohonin se tokat e tyre ishin ende nën ujë.

Ky problem duket se ishte masiv në këtë fshat, pasi në shumë parcela shihet qartë prezenca e ujit, ku shumë prej tyre ishin kthyer në pishina.

Problem duket se janë kanalet kullues në parcelat e tokës në fshatin Bishan. Prej vitesh duket që nuk janë pastruar, pasi janë mbushur me shkurre dhe se janë shkaktare të përmbytjeve të shkaktuara gjatë javëve të fundit.

Gjurmon.al ju sjell pamje nga tokat e këtij fshati ku shihet qartë që kanalet nuk e kryejnë funksionin e tyre.