Punimet lënë pa ujë banorët, Ujësjellësi: Besojmë në mirëkuptimin tuaj për këtë ndërhyrje

Punimet lënë pa ujë banorët, Ujësjellësi: Besojmë në mirëkuptimin tuaj për këtë ndërhyrje
Puna për rregullimin e ujësjellësit në Vlorë vijon, po ashtu edhe ndërprerja e furnizimit me ujë. Ujësjellësi i Vlorës njofton se gjatë ditës së mërkurë nuk do ketë furnizim me ujë në qytet.
Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë informon qytetarët dhe bizneset se ditën e mërkurë, më datë 10.12.2025, në kuadër të projektit të ri të ujësjellësit të qytetit, janë parashikuar të kryhen punime në depon 4000 m³, në funksion të ndërtimit të dhomës së komandimit, si dhe zëvendësimin e saracineskës në hyrjen e Stacionit të Pompimit Nr. 4”, sqarohet në njoftim.
Sipas ujësjellësi, këto ndërhyrje kërkojnë stakimin e Stacioneve të Pompimit, prej orës 08:00 të mëngjesit dhe si rrjedhojë, do të ketë kufizim total të furnizimit me ujë për të gjithë qytetin e Vlorës dhe zonën bregdetare.
Në fund ky institucion këko mirëkuptimin e banorëve, por kjo situatë është e përsëritur në Vlorë ku edhe gjatë verës ka patur probleme në furnizimin me ujë.