Ndotja është një nga problemet kryesore në Vlorë, pasi plehra mund të gjesh lehrësisht në çdo cep. Gjurmon.al ka raportuar me qindra herë për këtë problem, ku nga zona të ndryshme kemi sjell pamje shqetësuese.

Në qendër, në periferi, nëpër fshatra por edhe në autostradë plehrat mund t’i gjesh kudo. Sot po ju sjellim pikërisht pamje nga autostrada Vlorë-Fier, ku siç shihet plehrat kanë pushtuar kanalet dhe fushat anës autostradës.

Duket qartë se kjo ndotje është shkaktuar nga mijëra qytetarë që kalojnë çdo ditë në këtë segment, por edhe autoritetet e kanë lënë pasdore pastërtinë në këtë zonë.
Situata është e ngjashme përgjatë gjithë autostradës, sidomos në xhepat që shërbejnë për të ndaluar pak minuta mjetet, ndaj edhe ndërhyrja është emergjente.

