Varrezat e qytetit të Vlorës, të vendosura në kodrën afër fshatit Babicë, janë pushtuar nga shkurret.
Pjesa më e madhe e tyre tashmë nuk arrin të dallohen, pasi barërat e këqija, shkurret dhe bimësia e ulët është bërë njësh me to.
Qytetarë të ndryshëm kanë denoncuar prej ditësh situatën në Gjurmon.al, ku janë shprehur se janë ankuar edhe te autoritetet por zgjidhja nuk po vjen.
Siç shihet edhe nga foto, shkurret kanë mbuluar gjithçka dhe është tepër e vështirë të depërtosh mes varrezave.
Shqetësimi për këtë situatë është artikuluar edhe në Këshillin Bashkiak, ku anëtarët e opozitës kanë kërkuar zgjidhje, por duket se zgjidhja nuk po vjen dhe situata po bëhet më problematike.

