Plazhet e Radhimës janë ndër më të bukurat në Vlorë, po ashtu edhe më të kërkuarat nga turistët. Por jo të gjithë turistët mund të shkojnë në to, pasi hapësirat e lira për plazhe publike janë të pakta.

Gjurmon.al udhëtoi këtë fundjavë drejt Radhimës për të parë nëse është respektuar rregullorja e re për ndarjen e plazheve, por situata në terren ishte zhgënjyese.

Ndarja e plazheve ishte njësoj si një vit më parë, pak plazhe publike dhe shumë hapësira të zëna nga privati. Kjo e ndikuar dhe nga relievi i këtij plazhi që ka pak hapësirë për të vendosur çadra dhe shezlong dhe kjo shfrytëzohet nga bizneset që janë buzë plazheve.

Ndërkohë për plazhe private mbeten pak ose aspak hapësira për plazhe, ku dhe në ato vende ku mund të ngulësh çadrën do duhet më parë që të pastrosh mbetjet që janë kudo.

Kjo situatë është në të gjithën vijën bregdetare të Radhimës, ku është e vështirë që të bësh plazh pa paguar për çadrën dhe shezlonin.

Siç duket bizneset në Radhimë dhe autoritetet edhe këtë vit nuk kanë menduar për turistët, por vetëm për të fituar para nga sezoni që po shkon mbarë deri tani.

