Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, shkak mospërfundimi në kohë i punimeve

Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, shkak mospërfundimi në kohë i punimeve

Tuneli i Llogarasë, që ishte parashikuar të kalohej kundrejt një pagese prej 250 Lekësh, vijon të i lirë për të gjithë drejtuesit e mjeteve. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës nga data 15 Shtator kalimi do të ishte me pagesë, por punimet e papërfunduara e kanë shtyrë në një kohë të dytë këtë vendim.

Sipas raportimeve nga terreni, struktura përkatëse që po ndërtohet për të qenë edhe sportelet për pagesat ende nuk ka përfunduar, ndërsa janë kryer rreth 70% e punimeve.

Mësohet se punimet pritet të përfundojnë në fund të muajit shtator dhe prej atëherë kalimi në tunel të bëhet me pagesë.

Gjatë sezonit turistik tuneli funksionoi pa pagesë, ashtu si edhe vitin e kaluar kur u hap për herë të parë.