Avokatët e Vlorës denoncojnë: Janë bllokuar mijëra çështje Apel, KLGJ po shkakton kolaps në drejtësi

Avokatët e Vlorës denoncojnë: Janë bllokuar mijëra çështje Apel, KLGJ po shkakton kolaps në drejtësi

Dhoma e Avokatisë Vlorë në një reagim publik denoncon atë që po ndodh në Gjykatën e Apelit të Juridikskonit të Përgjithshëm dhe Gjykatën e Apelit Administrativ, ku mijëra çështje janë të bllokuara dhe qytetarët presin me vite pa asnjë zgjidhje ligjore.

Sipas Dhomës së Avokatisë Vlorë, institucionet kanë dështuar dhe përgjegjësinë ja faturon Këshillit të Lartë Gjyqësor. Më tej shton se kjo ka sjellë pasoja shkatërruese për aksesin në drejtësi të shumë familjeve dhe bizneseve.

Mosfunksionimi normal i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe i Gjykatës së Apelit  Administrativ i shoqëruar me mungesën dramatike të gjyqtarëve dhe ambienteve  në gjykatë (salla gjyqesh), të cilat vijnë nga mosmarrjen e masave konkrete nga KLGJ, ka sjellë pasoja shkatërruese për aksesin në drejtësi. Familje të tëra, biznese, individë që presin prej vitesh vendime për fatin e tyre juridik, janë viktima të një sistemi të bllokuar nga paaftësia dhe keqmenaxhimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor”, thuhet në dokument.

REAGIMI I PLOTË

Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë shpreh indinjatën e saj thellë për situatën e paprecedentë krijuar Gjykatën e Apelit Juridiksionit Përgjithshëm, dhe Gjykatën e ApelitAdministrativ, ku mijëra çështje janë bllokuara dhe qytetarët presin me vite pa asnjë zgjidhjeligjore. Ky është një dështim i hapur institucional, për cilin përgjegjësia i takon drejtpërdrejtKëshillit Lartë Gjyqësor.

Mosfunksionimi normal i Gjykatës Apelit Juridiksionit Përgjithshëm dhe i Gjykatës Apelit Administrativ i shoqëruar me mungesën dramatike gjyqtarëve dhe ambienteve  gjykatë (salla gjyqesh), cilat vijnë nga mosmarrjen e masave konkrete nga KLGJ, ka sjellëpasoja shkatërruese për aksesin drejtësi. Familje tëra, biznese, individë presin prej viteshvendime për fatin e tyre juridik, janë viktima një sistemi bllokuar nga paaftësia dhekeqmenaxhimi i Këshillit Lartë Gjyqësor.

Dhoma e Avokatisë Vlorë thekson me forcë se:

1. Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe ajo e Apelit Administrativ janë kthyer në simbol të kolapsit të sistemit gjyqësor, ku vonesat nuk janë më përjashtim, por rregull i përditshëm.

2. Këshilli i Lartë Gjyqësor mban përgjegjësi institucionale të plotë, pasi nuk ka ndërmarrë asnjë zgjidhje të prekshme për të garantuar funksionimin minimal të këtyre dy gjykatave.

3. Çdo ditë vonesë në shqyrtimin e çështjeve është një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, një dhunim i parimit kushtetues për gjykim brenda një afati të arsyeshëm dhe një rënie e besimit të qytetarëve tek drejtësia.

4. Harta gjyqësore e miratuar nga KLGJ, në vend që të sillte riorganizim dhe eficiencë, ka thelluar krizën dhe ka paralizuar më tej sistemin.

Dhoma e Avokatisë Vlorë i bën thirrje publike KLGJ-së të marrë menjëherë masa emergjente për funksionalizimin e plotë të dy Gjykatave të Apelit, duke shtuar numrin e gjyqtarëve dhe duke garantuar shqyrtimin e shpejtë dhe efektiv të çështjeve të mbetura pezull. Çdo vonesë tjetër është e pajustifikueshme dhe vetëm sa thellon dëmin ndaj qytetarëve dhe vetë rendit juridik.

Nëse KLGJ vijon të qëndrojë pasiv dhe indiferent, atëherë ky institucion do të mbajë mbi vete barrën e përgjegjësisë historike për kolapsin e drejtësisë në Shqipëri.

Dhoma e Avokatisë Vlorë mbetet e palëkundur në detyrimin e saj për të ngritur zërin në mbrojtje të qytetarëve dhe për të denoncuar publikisht çdo dështim institucional që kthen drejtësinë në një premtim bosh.