Varrezat e qytetit të Vlorës, të vendosura në kodrën afër fshatit Babicë, janë pushtuar nga shkurret. Pjesa më e madhe e tyre tashmë nuk arrin të dallohen, pasi barërat e këqija, shkurret dhe bimësia e ulët është bërë njësh me to. Qytetarë të ndryshëm kanë denoncuar prej ditësh situatën në Gjurmon.al, ku janë shprehur se...
Denoncohet ndotje me naftë në bregdetin e Jonit: Ngjarja ndodh pas kalimit të një trageti të madh
Organizta mjedisore “Mjedisi.al” denoncoi një ndotje të konsiderueshme me naftë në ujërat mes Gjirit të Gramës dhe Gjirit të Dafinës, në bregdetin jugor të Shqipërisë. Sipas denoncimit të bërë në rrjete sociale, rreth një orë pasi një traget i madh kaloi në këtë zonë, duke lëvizur nga jugu drejt veriut, u vunë re njolla të...
Bashkia Vlorë “nuk e vë ujin në zjarr”, pusetat vijojnë të jenë pa kapak
Pusetat në rrugën hyrëse të qytetit të Vlorës vijojnë të jenë pa kapak. Situata është e njëjtë prej disa muajsh, pavarësisht shqetësimit të banorëve. Gjurmon.al e ka raportuar këtë problem disa javë më parë, ku dukej qartë se pothuajse të gjitha pusetat në këtë segment rrugor ishin pa kapak, e të mbushura me mbetje. Por...
Qytetarët e Vlorës po përballen me pasoja nga punimet e ujësjellësit të ri
Punimet për ujësjellësin e ri në Vlorë duket se po shkaktojnë dëme të shumta në rrugët e qytetit. Gjurmon.al ka raportuar disa herë për këtë problematikë dhe shqetësimin e banorëve, të cilët ankohen se po u dëmtohen makinat nga kanalet që janë krijuar në pothuajse të gjitha rrugët, ku është ndërhyrë për linjën e re...
FOTO – Shkolla dhe kopshti në Vlorë ndahen nga rruga me gropa
Në rrugën Pelivan Leskan në qytetin e Vlorës ndodhen përballë njëra-tjetrës dy institucione arsimore, shkolla “Avni Rustemi” dhe kopshti “1 Maji”. Ndarja e tyre bëhet vetëm nga rruga, e cila nuk është në gjendjen e saj më të mirë. Ndërhyrjet për linjën e re elektrike të ndërtimeve në zonën rreth portit kanë dëmtuar trotuaret, të...
“Kabuj elektrikë të zhveshur”, nxënësit e shkollës “Avni Rustemi” në rrezik të përditshëm
Shkolla “Avni Rustemi” në Vlorë është restauruar kohët e fundit. Pamja e saj e jashtme tregon investimet e kryera në të, ku përveç godinës punime janë kryer edhe sa i përket sistemimit të lulishteve dhe fushave sportive. Por investimi duket se nuk është kryer siç duhet, pasi problematikat vijojnë të jenë prezente. Në pjesën e...
Denoncimi në Gjurmon.al, Bashkia Vlorë reagon dhe pastron kazanët me plehra
Ditën e premte (25 Tetor 2024) Gjurmon.al raportoi për gjendjen e rënduar me koshat e plehrave në fshatin Babicë e Madhe, zonë e cila përfshinë dhe fshatin Alikokë. Pamjet flisnin më shumë se gjithçka, ku kazanët e mbetjeve urbane ishin të tejmbushur, por jo vetëm kaq. Mbetjet ishin shpërndarë në zonën përreth duke krijuar një...







