Situatë e përsëritur, banorët e Rromësit mbeten të bllokuar pas reshjeve të shiut. Rruga bllokohet nga dherat

Situatë e përsëritur, banorët e Rromësit mbeten të bllokuar pas reshjeve të shiut. Rruga bllokohet nga dherat

Banorët e fshatit Rromës në Bashkinë Selenicë, ditët e fundit kanë qenë të izoluar për shkak të rrëshqitjes së dherave nga reshjet e shiut.

Vetë banorët pohojnë se situata është e përsëritur dhe rruga e fshatit është bllokuar. “Komuniteti i izoluar dhe thellësisht i indinjuar”, pohojnë banorët nëpërmjet një postimi në mediat sociale.

Ata shpalosin edhe kërkesat e tyre për bashkinë, ku kërkojnë një projekt inxhinierik afatgjatë dhe jo zgjidhje provizore.

REAGIMI I PLOTË

Në fshatin Rromës, rreth 70 familje vazhdojnë të jenë të bllokuar përsëri, pasi rruga sa hapet bllokohet  për shkak të shkarjes së dherave dhe tonelatave me dhe që kanë bllokuar të vetmen rrugë hyrëse të fshatit.

Kjo nuk është as rastësi, as fatkeqësi e papritur. Kjo është një problematikë që përsëritet , sapo nisin shirat, duke lënë komunitetin të shkëputur, të pambrojtur dhe të trajtuar sikur nuk ekziston në hartën e Bashkisë.

Banorët, të shqetësuar dhe me indinjatë të thellë, kanë kërkuar ndërhyrje urgjente nga Bashkia e Selenicës. Kryetari Nertil Bellaj ka premtuar hapjen e rrugës, por hapja e përkohshme nuk është zgjidhje.

Një fadromë që vjen sot dhe largohet nesër nuk e zgjidh problemin e një komuniteti të tërë.

Ndërkohë, pasojat po rëndohen dita-ditës: Dhe mbi të gjitha, janë në sezonin e vjeljes së ullirit, periudha më e rëndësishme ekonomike e vitit për shumë familje  një dëm i drejtpërdrejtë dhe i papërballueshëm.

Komuniteti nuk mund të vazhdojë të paguajë çmimin e një problemi që dihet, njihet dhe përsëritet çdo vit. Rromësi ka nevojë për një rrugë të sigurt, të qëndrueshme dhe të rikonstruktuar njëherë e përgjithmonë.

Banorë të Rromësit, koha për të qëndruar të bashkuar është sot. Koha për të kërkuar me forcë atë që na përket me të drejtë.

Kërkesa jonë është e qartë: Rrugë e hapur Projekt inxhinierik afatgjatë, jo zgjidhje provizore,

Investim serioz që garanton sigurinë e 70 familjeve. Zgjidhje përfundimtare, jo përsëritje të situatës.

Zëri i komunitetit duhet të dëgjohet qartë dhe fort: Nuk pranojmë më zgjidhje të momentit. Nuk pranojmë më rrugë që shembet me shiun e parë. Rromësi meriton dinjitet, siguri dhe infrastrukturë që respekton jetën dhe punën e banorëve të tij. Zëri i Shoqatës “Rromës” bashkohet me zërin e banorëve.