Pak minuta reshje të dendra shiu kanë mjaftuar në këtë pasdite gushti dhe Vlora është përmbytur. Shumë zona të qytetit janë nën ujë, ku problematikat më të shumta janë vërejtur në zonën e njohur si Albano dhe Romina dhe në lagjen e vjetër, Muradie.
Këto zona në fakt kthehen në problem sa herë ka reshje të dendura shiu, pavarësisht se është investuar më shumë në to me kanalet kulluese.
Pamjet që vijnë nga qyteti i Vlorës, të japin përshypjen sikur është një ditë dimri pas shumë orësh me reshje, pasi në shumë rrugë uji ka shkuar disa centimetra.
Praktikisht nën ujë janë të gjitha segmentet kryesore rrugore të Vlorës, të cilat ndër vite sa herë ka shi shfaqen problematike. Si rrjedhojë e motit të keq dhe erës së fortë në qytet janë rrëzuar edhe disa pemë.

