Gjurmon.al ishte një javë më parë në fshatrat, Vllahinë, Mallkeq, Gërrnec e Amonicë ku dokumentoi gjendjen katastrofike të segmentit rrugor. Pamjet e xhiruara nga Gjurmon.al tregonin se kjo rrugë ishte totalisht e dëmtuar dhe ishte një sfidë për ta përshkuar të gjithë segmentin.
Banorët e paktë të kësaj zone ankoheshin për mungesën e investimeve, ku sipas tyre prej 35-vitesh askush nuk ishte ankuar për ta. Pamjet e një jave më parë ishin në një kohë të thatë, ku shirat kishin disa ditë që kishin rënë dhe nuk tregonin plotësisht gjendjen katastrofike të këtij segmenti.
Por në ditët e fundit shirat duket se kanë nxjerr më në pah problemin e kësaj rruge, ku siç shihet nga pamjet e dërguara nga banorët e zonës tregojnë qartë se të kalosh në këtë semgent është një sfidë herë-herë edhe e pamundur.
Gropat tashmë janë kthyer në pellgje me ujë, xhavorri eshtë përzier me dheun duke krijuar baltë. Shumë banorë detyrohen që të ecin edhe në këmbë, por në ditë me shi e kanë të pamundur që të përshkojnë këtë rrugë.
Edhe një njëherë apeli shkon për autoritetet që të ndërhynë, pasi Mallkeqi, Amonica, Gërrneci, Lezhani dhe Gorrishti po izolohen dita-ditës.

